Lesna, një biznes që ka bërë emër në Kosovë

Lesna, një biznes që ka bërë emër në Kosovë
12/4/10, 10:00 PM
botasot.com
Ndërmarrja “Lesna” është në pronësi dhe e udhëhequr nga Hashim Deshishku, një afarist me përvojë të gjatë në sektorin privat. Ky afarist ka qenë në kompani që nga themelimi i saj, kurse më herët udhëheqës i njësisë regjionale “Lesna” nga Sllovenia. Deshishku, tashmë është në listë për deputet në Kuvendin e Kosovës nga LDK. Drejtori i “Lesna”, Deshishku, thotë se kjo është një ndërmarrje private, e cila i ka filluar aktivitetet qysh në vitet e 80-ta, si një degë regjionale e kompanisë së mirënjohur “Lesna” nga Sllovenj Gradeci. Në vitet ’90-ta u transformua në ndërmarrje private vepron në sektorin privat të Kosovës. “Aktivitetet kryesore të kompanisë përfshijnë prodhimin, tregtinë, ndërtimtarinë dhe investimet. Në fillim të viteve 90-ta, “Lesna” kryesisht ka qenë e përfshirë në tregtimin e prodhimeve sllovene, si shitës ekskluziv për Kosovë”, thotë Deshishku, duke shtuar se para vitit 1998, “Lesna” i zgjeroi aktivitetet e saj nga tregtia në prodhimtari, duke paraqitur vijën prodhuese të dyerve dhe dritareve plastike (PVC) në shtator të vitit 1997. Sipas tij, gjatë periudhës së pasluftës, “Lesna” i zgjeroi aktivitetet e saj, duke i ofruar tregut një asortiment të gjerë të prodhimeve. Lokacionet e “Lesnës” në vitet e para të punës ishin në Podujevë. Pas lufte, lokacioni qendror i kompanisë kaloi në Prishtinë, në rrugën “Murat Mehmeti”, e më vonëi në Zonën Industriale të Prishtinës, ku tashti gjendet lokacioni kryesor për ushtrimin e aktiviteteve të kompanisë, më saktësisht në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë.
Si është struktura e biznesit të “Lesnës”
Deshishku thotë se në kuadër të ndërmarrjes “Lesna” veprojnë: Sektori i prodhimit i cili është i ndarë në katër vija kryesore, prodhimi i dyerve dhe dritareve nga PVC-ja, prodhimi i dyerve dhe dritareve nga druri, prodhimi i xhamave termopan, si dhe prodhimi i roleteve të brendshme dhe të jashtme dhe sektori i shitjes (tregtisë). Ai thotë se “Lesna” vazhdimisht ofron një asortiment të gjerë të prodhimeve, si nga vijat e veta të prodhimit, ashtu edhe nga tregtia me vendet tjera – importi. Sektori i ndërtimtarisë që përbëhet nga zyra e ndërtimit ku bëhen projekte adekuate për propozime ideore të programeve të kërkuara. Këtu është i vendosur si grupi i projektimit, ashtu edhe grupi implementues i projekteve. Deshishku thotë se sektori i financave që merr përgjegjësinë për udhëheqjen financiare dhe planifikimin e investimeve, duke përfshirë edhe investimin në Kasabankë sh.a qe kanë qenë me herët ,e qëu me vonë kjo banke është blerëe nga NLB Lubjana. Tani “Lesna” është themeluese e kompanisë se Sigurimeve SigKos me 51 % të aksioneve dhe Institucionit Financiar Lesna sh.a.me 100% te aksioneve. “Sektori i “Lesna Mobile” merret me shitjen e pajisjeve shtëpiake, mobile dhe komplet orenditë për kuzhinë. Kompania “Lesna” është një grup i madh që në kuadër të vet ka edhe produkte të tjera”, thotë Deshishku.
Vlera e përgjithshme e kapitalit “Lesna” është mbi 50 milion euro
Ai thotë se vlera kapitale e kësaj kompanie sot llogaritet të jetë 50 milion euro. Sipas drejtorit gjeneral të “Lesnës”, Hashim Deshishkut, ambiciet e Lesnës janë që në shumë fusha që operojnë të jenë lider në Kosovë dhe të shtrihen edhe në vendet fqinjë, sikurse deri me tani që janë duke operuar në Republikën e Maqedonisë dhe atë te Shqipërisë. Sipas tij, në kuadër të tërë grupit “Lesna” janë të punësuar rreth 600 punëtorë. Ndërkaq, duke e parë këtë rezultat kaq të rëndësishëm në fushën e biznesit në Kosovë, pronari i “Lesnës”, Hashim Deshishku ka vendosur që të hyjë edhe në “ujërat’ e politikës. Ai është kandidat i LDK-së në zgjedhjet nacionale të 12 dhjetorit. Ai thotë se pretendimet e tij janë që nëpërmjet seancave plenare në Kuvend në mandatin e ardhshëm të nxirren ligje të favorshme për prodhuesit dhe bizneset. Nëse suksesi i tij është dëshmuar në fushën e biznesit, suksesi në politikë është i sigurt./
Ky lajm është publikuar fillimisht nga Bota Sot Lexoni artikullin e plotë këtu: https://www.botasot.info/intervista/91517/sntTQm1/
